Gashi nga Prishtina: Pavarësia e Kosovës simbol i sakrificës dhe shtetndërtimit

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka marrë pjesë në pritjen shtetërore në Prishtinë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovë, me ftesë të krerëve shtetërorë të vendit.
Në këtë aktivitet shtetëror, të pranishëm ishin Presidentja Vjosa Osmani, Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu dhe Kryeministri Albin Kurti.
Gashi theksoi rëndësinë historike të kësaj dite, duke vlerësuar sakrificën e popullit të Kosovës dhe rrugën shtetformuese të vendit. “Kjo ditë mishëron dinjitetin e një populli që e fitoi lirinë me sakrificë dhe e ndërton shtetin me vizion e përgjegjësi”, citohet ai.
Ai gjithashtu riafirmoi përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonia e Veriut, duke theksuar se partneriteti mes dy vendeve është në funksion të paqes, stabilitetit dhe perspektivës europiane të rajonit.
Në emër të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Gashi përcolli urimet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke shprehur “ndjenjën e afërsisë dhe dashurisë vëllazërore për popullin dhe shtetin e Kosovës”.



