Gashi në Stokholm vazhdon takimet e nivelit të lartë

Në vazhdën e takimeve në Stokholm, Suedi, kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi po ashtu ka zhvilluar takime edhe me dy figura të rëndësishme për zhvillimet politike dhe sigurinë ndërkombëtare.

“✅Takova nënkryetaren e Riksdagut, Parlamentit të Suedisë, zonjën Sestin Lundgren, me të cilën diskutuam për prespektivën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe për mbështetjen e fuqishme të Suedisë për avancimin e Maqedonisë së Veriut në këtë proces.
✅Po ashtu, pata kënaqësinë të takohem me Majk Vinerstig, udhëheqës I sektorit për politika të sigurisë në Agjencinë për Kërkime Mbrojtëse të Suedisë, me të cilin diskutuam për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, rëndësinë e anëtarësimit të vendeve tona në NATO, si dhe për sfidat e përbashkëta që i ndajmë në nivel global.
🤝Këto takime ishin një hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dhe përforcimin e partneritetit mes Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë“, ka shkruar Gashi në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button