Gashi në Stamboll viziton kompaninë Alim Grup me prejardhje nga Maqedonia e Veriut

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se gjatë kthimit nga vizita zyrtare në Baku, ka qëndruar në Stamboll ku ka vizituar kompaninë Alim Grup.
“Gjatë kthimit nga vizita zyrtare në Baku, pata kënaqësinë që në Stamboll të vizitoj kompaninë e suksesshme Alim Grup, ku u takova me themeluesin dhe udhëheqësin e kësaj kompanie, z. Naser Alimi, një biznesmen me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.
U impresionova nga puna dhe arritjet e kësaj korporate dhe e përgëzova z. Alimin për këtë histori frymëzuese suksesi. U shpreha i bindur që puna, vizioni dhe përkushtimi janë vlerat e qëndrueshme sjellin rezultate të mëdha kudo”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button