Gashi në Samitin Digjital për Ballkanin Perëndimor: Mundësi për avancimin e bashkëpunimit rajonal

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, ka marrë pjesë në Samitin Digjital për Ballkanin Perëndimor.
“Bashkë me Kryeministrin Hristijan Mickoski, mora pjesë në Samitin Digjital për Ballkanin Perëndimor. Në një kohë kur teknologjia është motor i zhvillimit të çdo shteti, ky samit përbën një mundësi të jashtëzakonshme për forcimin e lidhjeve digjitale dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal.
Digitalizimi është kyç për transformimin e administratës publike, parandalimin e korrupsionit dhe përmirësimin e shërbimeve dhe jetës së qytetarëve tanë. Andaj, ngjarje si kjo kanë rëndësi të veçantë për integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në krijimin e një hapësire më të avancuar në këtë fushë”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button