Gashi: Në Kuvend u prezantua analiza për mbikëqyrjen dhe kontrollin parlamentar

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se në Kuvend është realizuar një takim në të cilin është prezantuar analiza mbi mbikëqyrjen dhe kontrollin parlamentar në RMV.
“Realizuam një takim të rëndësishëm në Kuvend, ku u prezantua analiza mbi mbikëqyrjen dhe kontrollin parlamentar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Diskutuam rolin e Kuvendit, efektet e Rregullores së re mekanizmat dhe praktikat krahasuese nga rajoni dhe BE, me fokus në forcimin e kapaciteteve mbikëqyrëse të Kuvendit. Falënderova profesorin Dr. Denis Preshova për studimin profesional dhe kontributin e çmuar, si dhe NDI për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e rolit mbikëqyrës”, ka deklaruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button