Gashi në konferencën për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare: Të angazhohemi për të forcuar statusin e gjuhës shqipe

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka marrë pjesë në konferencën shkencore për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, organizuar nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës.
“Në fjalën time të rastit, theksova rëndësinë e mbrojtjes dhe avancimit të gjuhës shqipe si pjesë thelbësore e identitetit tonë kombëtar, si dhe nevojën për një angazhim të përbashkët shkencor, kulturor dhe politik për forcimin e statusit të gjuhës shqipe.
Cilësova se politizimi i këtij procesi mund të pengoj përparimin e saj, prandaj roli i kësaj konference dhe intelektualëve është kyç, që kjo çështje të trajtohet përtej interesave politike”, ka deklaruar Gashi. /Alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button