Gashi në Baku takohet me kryetaren e Kuvendit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka njoftuar se në Azerbajxhan ka realizuar takim me Kryetaren e Kuvendit Kombëtar të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova.
“Në vizitën e parë zyrtare të delegacionit parlamentar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Baku, Azerbajxhan, pata nderin të zhvilloj një takim me Kryetaren e Kuvendit Kombëtar (Milli Majlis) të Republikës së Azerbajxhanit, Sh.S. znj. Sahiba Gafarova.
Gjatë takimit ritheksuam rëndësinë e marrëdhënieve miqësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Azerbejxhanit, ndërsa potencuam gatishmërinë e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit parlamentar.
E informova homologen time për objektivat strategjike dhe sfidat e Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit në BE, ndërsa u pajtuam për rritjen e shkëmbimit të përvojave ndërparlamentare, si dhe për krijimin e kushteve për bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve të vendeve tona”, ka shkruar Gashi.