Gashi në Akademinë e Shkencave: Përfshirje më aktive në proceset strategjike

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se ka zhvilluar një takim pune në Akademinë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve.
“Pata nderin të zhvilloj një takim pune në Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve, me Kryetarin e saj, z. Zhivko Popov, si dhe me përfaqësues të tjerë të Akademisë.
Diskutuam për rëndësinë e përfshirjes më aktive të Akademisë në proceset strategjike të zhvillimit të vendit, veçanërisht në hartimin e politikave dhe në mbështetjen profesionale të vendimmarrjes institucionale.
Gjithashtu, i informova për vendimin e djeshëm të miratuar në seancë, me të cilin u autorizova, si Kryetar i Kuvendit, për lidhjen e marrëveshjes kolektive individuale me Kryetarin e organizatës sindikale të Akademisë.
Shpreha gatishmërinë për mbështetjen e të gjitha iniciativave që forcojnë rolin e shkencës dhe artit në zhvillimin e vendit”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.



