Gashi mirëpret Prof. Dr. Aspazija Sofijanova në Kuvend: “Një shembull për përkushtimin profesional dhe shëndetin e fëmijëve”

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka pritur sot në Kuvend Prof. Dr. Aspazija Sofijanova, një nga figurat kryesore të pediatrisë në vend. Gashi e ka vlerësuar vizitën si një mundësi të mirë për të diskutuar mbi sfidat dhe vizionin për të ardhmen e shëndetit publik dhe kujdesit për fëmijët.

“Kisha kënaqësinë të mirëpres në Kuvend Prof. Dr. Aspazija Sofijanova, një figurë qendrore e pediatrisë në vendin tonë,” tha Gashi.

Ai shtoi se takimi shërbeu si një rast për të ndarë pikëpamje mbi rëndësinë e përkushtimit profesional dhe vizionin për të ardhmen e fëmijëve dhe shëndetit publik. “Ajo mbetet një shembull për tu vlerësuar dhe për të ndjekur nga të gjithë profesionistët e shëndetësisë,” përfundoi kryeparlamentari.

Takimi thekson rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve qeveritare dhe profesionistëve të shëndetit në përmirësimin e kujdesit për fëmijët dhe shëndetin publik në vend.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button