Gashi mirëpret në Kuvend kryetarin e Arnavutköy, Mustafa Candaroğlu

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në kuvend, ka mirëpritur Mustafa Candaroğlu, Kryetarin e Bashkisë së Arnavutköy, si dhe miq të çmuar nga Stambolli.
“Pata kënaqësinë të mirëpres në Kuvend, z. Mustafa Candaroğlu, Kryetarin e Bashkisë së Arnavutköy, si dhe miq të çmuar nga Stambolli.
Kjo vizitë, si vazhdim i takimit tonë të mëhershëm në Stamboll, është dëshmi e vullnetit të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona. Shpreha mirënjohjen për angazhimin dhe gatishmërinë e tyre për të ndërtuar ura të qëndrueshme partneriteti, në frymën e miqësisë tradicionale dhe respektit të ndërsjellë”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.



