Gashi, Mexhiti e Kasami takojnë mërgimtarët shqiptarë në Zvicër

Përfaqësuesit e Lidhjes Europiane për Ndryshim, mbrëmë kanë qëndruar në Xhaminë Ikre, në Bern për të bashkëbiseduar me mërgimtarët shqiptarë.
“Sonte qëndruam në Bern, në Xhaminë Ikre, ku mërgimtarët tanë na pritën krahëhapur dhe shfaqën interes të jashtëzakonshëm me prezencën e tyre masovike. Shtruam shumë çështje që duhen zgjidhur, qamë hallet tona të përbashkëta për braktisjen e vatrave dhe u njohëm nga afër me propozimet dhe potencijalin e diasporës për të pasur rol më të drejtëpërdrejtë në zhvillimet në vendin tonë”.
Afrim Gashi
Bilal Kasami
Izet Mexhiti






