Gashi merr pjesë në shënimin e 25 vjetorit të Entit Shtetëror të Revizionit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka marr pjesë në pritjen e organizuar për shënimin e 25-vjetorit të Entit Shtetëror të Revizionit, një institucion, që sipas tij, paraqet shtyllë kyçe në forcimin e proceseve demokratike dhe krijimin e sistemit efikas të mbikëqyrjes dhe shpenzimit të fondeve publike.
“Në fjalën time të rastit, theksova rëndësinë e punës së Entit Shtetëror të Revizionit në përmirësimin dhe sigurimin e profesinalizmit, integritetit dhe transparencës së institucioneve dhe politikbërësve në menaxhimin financiar.
Vlerësova bashkëpunimin e ngushtë me Kuvendin, ndërsa shpreha urimet e përzemërta të gjithë atyre që kontribuan në suksesin e këtij institucioni”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button