Gashi merr pjesë në pritjen për Ditën Kombëtare të Katarit, thekson lidhjet miqësore mes dy shteteve

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Shtetit të Katar”, me ftesë të U.D. së ambasadorit të Katarit, Rashid Saeed Al-Khayareen.
Në njoftimin e publikuar në Facebook, Gashi ka theksuar se pjesëmarrja në këtë aktivitet përbënte një nder të veçantë, duke nënvizuar rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.
“Me ftesë të U.D. së ambasadorit të Katarit, Sh.T. Rashid Saeed Al-Khayareen, pata nderin të marr pjesë në pritjen me rastin e Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit”, ka shkruar Gashi.
Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit ka përcjellë urimet e tij më të sinqerta dhe ka ritheksuar angazhimin për thellimin e bashkëpunimit.
“I përcolla urimet më të sinqerta dhe theksova përkushtimin tim për të forcuar më tej bashkëpunimin midis dy vendeve”, thuhet në njoftim.
Sipas kryeparlamentarit, kjo ngjarje përbënte një mundësi të rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve diplomatike.
“Kjo ngjarje shënoi një mundësi të shkëlqyer për të forcuar lidhjet diplomatike dhe miqësore mes dy shteteve”, ka përfunduar Gashi.



