Gashi merr pjesë në funksionalizimin e sallave të reja operative në Qendrën Klinike në Shkup

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në vënien në funksion të sallave të operacionit të rikonstruktuara në klinikat kirurgjikale në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për sistemin shëndetësor.

“Bashkë me Kryeministrin, z. Mickoskin, zv.kryeministrin e parë, z. Sali, si dhe Ministrin e Shëndetësisë, z. Aliun, mora pjesë në vënien në funksion të sallave të operacionit të rikonstruktuara në klinikat kirurgjikale në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Ky investim përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për pacientët dhe stafin mjekësor, si dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Investimet në shëndetësi mbeten prioritet i yni, me synim modernizimin e vazhdueshëm të infrastrukturës dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button