Gashi: Mediat janë çelës për forcimin e demokracisë

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi mori pjesë në debatin e organizuar nga Klubi për Çështje dhe Politika Rinore si dhe Forumit Arsimor Rinor, kushtuar edukimit mediatik dhe informacionit. Ai e vlerësoi këtë ngjarje sit ë rëndësishme për të diskutuar rolin e mediave në krijimin e një shoqërie të informuar, ndërsa e potencoi rolin e mediave për forcimin e demokracisë në vend.

“Theksova se pushteti i mediave është çelës për forcimin e demokracisë, prandaj është e nevojshme që qytetarët të jenë të aftë të analizojnë informacionin që konsumojnë”, publikoi Gashi.

Kryeparlamentari Gashi theksoi nevojën për bashkëpunim gjithëpërfshirës mes institucioneve, shoqërisë civile dhe mediave për promovimin e edukimit mediatik në shkolla.

“Inkurajova një qasje gjithëpërfshirëse dhe forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve, shoqërisë civile dhe mediave për të promovuar edukimin mediatik në shkolla, universitete dhe institucione. Kjo do të kontribonte të kemi media më të besueshme, qytetarë më aktivë dhe demokraci më të zhvilluar”, thotë Gashi.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button