Gashi me zyrtaren e OKB-së diskutojnë mundësitë e zhvillimit të vendit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka zhvilluar takim me përfaqësuesen e OKB-së në RMV, me të cilën kanë diskutuar mundësitë e zhvillimit e vendit.

“Kisha kënaqësinë të takohem me koordinatoren e re të përhershme të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rita Kolumbia, me të cilën diskutuam për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për vendin, nën kujdesin e organizatës botërore, si dhe për Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit.

I shpreha mirënjohjen time agjencive të Kombeve të Bashkuara për aktivitetet që kryejnë në vend në fushën e qeverisjes së mirë, përfshirjes sociale, mbrojtjes së mjedisit, ndryshimeve klimatike, punësimit, barazisë gjinore, zhvillimit të ekuilibruar rajonal etj”, është shprehuGashi në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button