Gashi: Më shumë bashkëpunim për përfshirjen e komunitetit rom

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në ngjarjen kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Romëve.
“Nën patronazhin e Ministrit Shaban Saliu, pata nderin të marr pjesë në ngjarjen për Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Theksova rëndësinë e bashkëpunimit të konsoliduar institucional për krijimin e mundësive të reja për komunitetin rom dhe veçanërisht implementimin e Strategjisë për përfshirjen e romëve 2022-2030.
Përçova mesazhin për angazhim aktiv të komunitetit rom, për hapësirën e tyre të meriutuar, duke shprehur se duhet të shohin veten jo vetëm si pjesë të shoqërisë, por si bashkëndërtues aktiv të saj.
“Shoqëria jonë duhet të ndërtohet mbi unitetin në diversitet, si dhe mbi dinjitetin dhe respektin për dallimet kulturore. Prandaj, ta shënojmë këtë ditë me përkushtim të thellë ndaj këtyre vlerave”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button