Gashi: Marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi i ngushtë me Turqinë janë vlerë e madhe

Kryeparlamentari Afrim Gashi mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy, dhe atasheu ushtarak, kolonel Recai Yılmaz, me rastin e shënimit të 103-vjetorit të Ditës së Fitores.
Në këtë ngjarje, Gashi ishte i shoqëruar nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.
“Së bashku me kryeministrin z. Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Alternativës, mikun tim, z. Zeqirija Ibrahimi, kisha kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy dhe Atasheu Ushtarak, Kolonel Recai Yılmaz,” – shkroi Gashi.
Ai theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve, duke uruar popullin turk për këtë ditë historike.
“Me këtë rast, i shpreha urimet e mia të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve tona,” – shtoi kryeparlamentari.