Gashi: Kuvendi vijon agjendën reformuese me ndryshime ligjore në infrastrukturë dhe drejtësi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi se sot është mbajtur seanca e 76-të plenare, gjatë së cilës janë realizuar pyetjet e deputetëve të opozitës, si pjesë e mekanizmave të kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit.

Sipas Gashit, përveç debatit parlamentar, Kuvendi ka miratuar edhe disa vendime të rëndësishme, ku në lexim të parë kanë kaluar dy ligje që janë pjesë e agjendës reformuese të institucionit.

“Në seancën e 76-të të Kuvendit, realizuam pyetjet e deputetëve të opozitës. Ndër disa vendime të tjera, në leximin e parë, kaluan dy ligje të agjendës reformuese: Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Rrugët Publike dhe Propozim-ligji për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar kryeparlamentari.

Ai theksoi se proceset ligjvënëse po vazhdojnë në funksion të reformave institucionale dhe përmirësimit të kornizës ligjore, ndërsa Kuvendi mbetet i angazhuar për debat parlamentar dhe transparencë në vendimmarrje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button