Gashi: Kuvendi në shërbim të reformave dhe agjendës së BE-së

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut zhvilloi sot seancën e 58-të plenare, e cila rezultoi jashtëzakonisht produktive për avancimin e agjendës reformuese të vendit dhe përafrimin me standardet evropiane. Kështu vlerëson kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
✅U miratuan ligje thelbësore në fushën e transformimit digjital dhe modernizimin institucional, si:
* Propozim-ligji për vënien në përdorim të pajisjes teknike për transport
* Propozim-ligji për komunikimet elektronike
* Propozim-ligji për sigurinë e sistemeve të rrjeteve dhe të informacioneve
* Propozim-ligji për materialin arkivor dhe veprimtarinë arkivore
* Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dokumentet Elektronike, Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet Konfidenciale
✅Në lexim të parë kaluan edhe tre ligje esenciale për reformat në administratën publike:
* Propozim-ligji për të punësuarit në sektorin publik
* Propozim-ligji për nëpunësit administrativë
* Propozim-ligji për përsosjen profesionale dhe trajnimin e nëpunësve administrativë
✅Gjithashtu, në vazhdimin e seancës 55-të të Kuvendit miratuam:
* Propozim-ligjin për mbikëqyrje inspektuese
* Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për menaxhim me pronë të konfiskuar, dobi pronësore dhe sende të sekuestruara në procedurë penale dhe të kundërvajtjes
* Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rezerva të mallrave
* Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për aviacion
* Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike
* Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjetikë
“Kuvendi mbetet i përkushtuar ndaj procesit të reformave dhe avancimit të rrugës integruese të vendit”, është shprehur Gashi.