Gashi: Kurti na përkrah për shkak të interesave kombëtare

Përkrahja e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për koalicionin VLEN në Maqedoninë e Veriut vjen për shkak se ai e sheh fitoren e këtij koalicioni si pozitive për interesat mbarëkombëtare. Kështu tha kreu i Alternativës, Afrim Gashi, në emisionin Këndi i Debatit në Tëvë1.

“Ai e sheh se duhet ndryshim në Maqedoni dhe mendoj se është për të mirën e interesave kombëtare, nuk është për shkak të preferencave të caktuara politike, partiake. Si frymë ai e përkrah ndryshimin dhe neve na ka ndihmuar kjo që kishim filluar këtë frymë për ndryshim”, tha Gashi.

Gashi theksoi se përballë VLEN-it gjendet një koalicion i panatyrshëm, në të cilin janë bërë bashkë Ali Ahmeti, Menduh Thaçi e Ziadin Sela, të cilët deri dje akuzonin njëri-tjetrin për kasaphane dhe gjëra nga më të ndryshmet.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button