Gashi kryeson me mbledhjen e tretë të Këshillit Drejtues të Programit për mbështetje parlamentare

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se sot ka kryesuar me mbledhjen e tretë të Këshillit Drejtues të Programit për mbështetje parlamentare, ku janë shqyrtuar disa pika të rëndësishme.
“Diskutuam raportin financiar dhe operativ për realizimin e programit gjatë vitit 2024, si dhe miratuam propozimin për planin e prokurimeve publike në kuadër të Marrëveshjes për zbatimin e kontributit financiar të programit për vitin 2025.
Ky program mbetet kyç në mbështetje të proceseve reformuese të Kuvendit, forcimin e rolit mbikëqyrës dhe zbatimin e procedurave, prandaj seanca e sotme ishte e rëndësishme për produktivitetin e aktiviteteve të tij”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button