Gashi: Jemi duke punuar në një Kod të ri etik që do të rrisë kulturën politike në Parlament

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka dhënë një intervistë për emisionin Për dhe Kundër në TV Alfa.

Gashi ka bërë me dije se janë duke punuar në një Kod të ri etik i cili do të rrise kulturën politike në Parlament.

“Mendoj se kjo përbërje parlamentare është më i qetë. Ekziston atmosferë më fer. Të gjithë japim kontribut në atë drejtim. Nuk them se është perfekte. A ka hapësirë për përmirësim, gjithësesi se po. Jemi duke punuar intensivisht në sjelljen e një Kodi të ri etik. Shpresoj se procesi i miratimit dhe vet miratimi i atij Kodi etik do të jap kontribut në rritjen e kulturës politike në Parlament”, deklaroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button