Gashi i prerë: Pa opozitën shqiptare në KSHZ, nuk mund të ketë zgjedhje

Pas debatit të ashpër në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend për zgjedhjen e anëtarit në Komisionin Shtetëror, ka folur kreu i Alternativës Afrim Gashi, raporton Alfax.

Gashi tha se pa pjesmarrjen e plotë të opozitës shqiptare në KSZH nuk mund të ketë zgjedhje.

“Pa pjesmarrjen e plotë të opozitës shqiptare nuk mund të ketë zgjedhje në këtë vend. NUk mund të ketë zgjedhje. Sot Komisioni për Mandate dhe Emërime deshti ta hedhë në votime të dy kandidaturat që ë të shkojnë në plenum me qëllimin e vetëm që të bllokohet formimi i KSHZ-së dhe anëtarit tonë të KSZH-së. Çfarë bëjnë këta, i çojnë propozim një partie sa është formuar, ajo parti e propozon anëtarin e ASH-së, që është pjesë e shumicës, duan që përbërja e KSHZ-së të jetë 5-2. Vërtet është çmenduri kjo çfarë është duke ndodhur”, deklaroi Gashi. /Alfax/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button