Gashi – Grigoryan: Ky është vetëm fillimi i një partneriteti të qëndrueshëm

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka zhvilluar takim me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armen Grigoryan në kuadër të të mbledhjes konstitutive të Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit.

Statusi i plotë i kryeparlamentarit Gashi:

Në kuadër të mbledhjes konstitutive të Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit, pata kënaqësinë të takoj përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, z. Armen Grigoryan. I shpreha mirënjohjen për mbështetjen e UNDP-së dhe u pajtuam se ky është vetëm fillimi i një partneriteti të qëndrueshëm. Diskutuam gjithashtu fusha të tjera me potencial për bashkëpunim në mbështetje të zhvillimit demokratik dhe të qëndrueshëm të vendit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button