Gashi: Fitorja do të jetë e jona
Kryetari i Alternativës Afrim Gashi ka bërë thirrje deri tek votuesit e VLEN që të vazhdojnë fuqishëm për fitoren e siç ka thënë, 8 majit. Sipas tij, në këtë datë koalicioni do të shpallë fitore.
“Strukturat, degët, nëndegët, dhe çdo aktivist duhet ta marrë në dorë situatën. Pjesa e parë u mbyll me diferencë të lehtë. Tash kemi pjesën e dytë. Ata le të lodhen nga festa, ndërsa ne të mbledhim forcat dhe energjitë, të fokusohemi, sepse fitorja do të jetë e jona”, ka shkruar Gashi në Fejsbuk.