Gashi: Është sfidë e imja që Kuvendin ta bëjë të hapur, të pavarur dhe mbikëqyrës ndaj Qeverisë

Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi në një intervistë për Telegrafi.com ka përmendur hapa konkret drejtë përmirësimit të gjendjes rreth punës dhe funksionit të Kuvendit.
Gashi ka përmendur perceptimin e qytetarëve ku Kuvendi shihet si një makineri votuese. Porse, ai ka ndërmarrë disa hapa konkret që ta ndryshoje këtë perceptim, si pyetjet e deputetëve të opozitës, pyetjet e deputetëve në përgjithësi, shtimin e interpelancave dhe debateve të ndryshme që dukshëm po e përmirësojnë punën dhe cilësinë e Kuvendit.
“ Kuvendi, në bazë të Kushtetutës është institucioni kryesor në vend. Për fat të keq, gjatë kohë është perceptuar si një mashë apo një mjet në dorën e politikës. Si makinë votuese. Ky është perceptimi i qytetarëve për fat të keq. Kjo ka qenë sfida ime. Edhe është ende. Unë do të bëjë çmos deri në ditën sa do të jam këtu, do të mundohem që ta zbeh këtë perceptim të qytetarëve. Sa më shumë që ta bëjmë Kuvendin të hapur, të pavarur edhe mbikëqyrës ndaj Qeverisë aq më mirë do të jetë edhe për Parlamentin edhe për pushtetin, edhe për qytetarët. Në këtë drejtim, edhe Rregullorja e re na ka mundësuar që ta kemi edhe një institucion plus pyetjet e deputetëve të opozitës. Më herët ka pasur pyetje të deputetëve në përgjithësi, tash e kemi brenda muajit një seancë të posaçme dy orët e para vetëm deputetët e opozitës parashtrojnë pyetje. Që bëhen dy herë në muaj. Institucioni interpelancës është shpeshtuar. Brenda një mandati nëse ka pasur tre, katër ose pesë interpelanca, vetëm brenda vitit të kaluar sa kam qenë unë kryetar ka pasur mbi 11 interpelanca. Institucioni i Interpelancës, i pyetjeve të deputetëve, debatet mbikëqyrëse dhe debatet e hapura që i kemi pasur në Kuvend që janë rrit dukshëm. Këto janë mekanizma me të cilat unë mendoj se ne do ta rrisim funksionin tonë që e kemi mbikëqyrës ndaj pushtetit qendror-ekzekutiv. Dhe kështu do ta përfitojmë edhe opinionin e qytetarëve se Kuvendi po e merr detyrën e vet në dorën e vet dhe po e ushtron funksionin mbikëqyrës të qeverisë. Sa më shpejt ne e ushtrojmë detyrën tonë që e kemi të caktuar me Kushtetutë aq më shumë do të rritet niveli i përfaqësimit, por edhe do të rritet respekti ndaj Kuvendit, po edhe ndaj institucionit deputet. Për të cilën unë luftoj shumë “ deklaroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button