Gashi: Duhet të krijojmë një interaksion midis qytetarëve dhe organeve të shtetit në respektimin e ligjeve!

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në emisionin “BE dhe NE” në TVM 2!
Gashi në këtë intervistë ka theksuar se ekziston një perceptim te qytetarët se qëndrojmë mirë me ligjet, por keq me implementimin.
“Ekziston një perceptim te qytetarët se mirë qëndrojmë me ligjet, por keq me implementimin. Kur jemi te ky dimension, na duhet një senzibilizim dhe ngritje e kulturës politike. Pasi kemi të bëjmë me perceptimin e implementimit apo mungesës së implementimit të ligjeve. Edhe shteti, organet shtetërore-ata që duhet të implementojnë ligjet, por edhe ata që duhet ta respektojnë-qytetarët, duhet të hyjnë në një interaksion senzibilizues për t’i implementuar ligjet. Se ligjet nuk kanë kuptim se janë akte të shkruara në letër. Ata jetësohen kur organet që janë të implikuara në ligj e jetësojnë ligjin. Nga njëra anë shteti dhe organet e thirrura në ligjin përkatës dhe nga ana tjetër qytetarët të cilët janë të implikuar nga një ligj i caktuar”, deklaroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button