Gashi: Diplomacia parlamentare është prioritet i imi dhe faktor kyç në procesin eurointegrues të vendit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në intervistën e fundit të dhënë për emisionin “Deputeti juaj” ka nënvizuar se diplomacia parlamentare është një prioritet i rëndësishëm që i ka dhënë fokus të veçantë.
“Sa i përket dimenzionit të zhvillimit të demokracisë parlamentare që është diçka një prej prioriteteve të mia si kryetar i Kuvendit, kam konstatuar edhe mund të konstatojmë se vërtetë ky dimenzion i punës së Parlamentit nuk ka qenë shumë i zhvilluar dhe nuk ka qenë fokus shumë i madh këtu. Por, ky është një trend edhe global edhe në demokracitë e zhvilluara diplomacia parlamentare po zhvillohet me të madhe. Unë prej ditës së parë si kryetar i Kuvendit i kam vendosur vetes prioritet që ta zhvillojmë këtë dimension të diplomacisë parlamentare”, deklaroi Gashi.
Ai gjithashtu ka theskuar se diplomacia parlamentare është shumë e rëndësishme në procesin eurointegrues të vendit.
“Diplomacia parlamentare është një dimension shumë i rëndësishëm. Sidomos në kontekstin në të cilin gjendet edhe vendi ynë. Ju e dini që neve jemi në prag të ndryshimeve kushtetuese apo hapjes së kapitujve për integrim në Bashkimin Evropian. Dhe ajo pengesa që kemi hasur, pra ndryshimet kushtetuese, kërkon një shpjegim edhe një lobim”, deklaroi Gashi.



