Gashi: Deklarata e kryeministrit për integrimin e vendit në BE në vitin 2027 pa të drejtë vote është e saktë!

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka dhënë intervistën e radhës në Dialog te Lajmi në Lajm TV.
Gashi ka komentuar deklaratën e kryeministrin Hristijan Mickovski se Maqedonia mund të bëhet pjesë e BE-së në vitin 2027 pa të drejtë vote.
“ Në vigjilje të bisedimeve për mbyllje të konfliktit në Ukrainë janë të hapura edhe këto çështje. Dhe kryeministri nuk ka pse i trillon këto gjëra. Këto janë çështje që mund të konstatohen lehtë nëpër kanalet diplomatike. Duke u biseduar për këtë kontest të ri politik në të cilin gjendet Evropa, Ukraina më saktësisht flitet edhe për një përshpejtim, për një ndryshim të rregullave për aderim në BE. Duke i marrë parasysh këtu vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën, gjithashtu edhe Moldavia është pjesë e këtij procesi. Kështuqë ka bisedime në këtë drejtim. Dhe mendoj se deklarata e kryeministrit është autentike dhe e bazuar në informacione të sakta që zhvillohen nëpër kanalet diplomatike” , deklaroi Gashi.



