Gashi: Brenda një viti VLEN-i ka treguar rezultate të prekshme

Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi në një intervistë për Telegrafi.com ka komentuar një vit qeverisje VLEN.
Sipas Gashit, gjërat kanë nisur që të ndryshojnë për kah e mira.
“ Me notë kaluese, shumë të mirë, pozitive. Si vit i parë mendoj që është relativisht mirë. Shumë mirë. Me rezultate shumë të prekshme. Unë edhe mund ti numëroj disa, por nuk kisha dashur ta bëjë avokaturën. Natyrisht, BDI, ka qenë në pushtet gjatë kohë. Ka vendos disa standarde të cilat për fat të keq nuk kanë qenë të mira. Qytetarët kanë pasur pritje shumë të mëdha. Ne, natyrisht brenda një viti nuk mund që ti plotësojmë ato pritje. Por, megjithatë, sinjalet e para dhe lufta kundër krimit e korrupsionit, nuk ka skandale. Ka më shumë mjete për komunat shqiptare, për universitetet shqiptare, rritje të rrogave, ndaj arsimtareve, ndaj mjekëve. ‘One stop’ me Kosovën, rrugë të reja, zhvillimi i punëve rreth korridorit 8. Rruga Shkup-Bllacë në mënyrë shumë serioze është duke filluar të trajtohet. Mendoj se në cdo fushë ka avancime, ka përparime. Natyrisht qytetarëve ju mbetet ta gjykojnë. Unë e ndjej VLEN-in si pjesë timen. Unë kam qenë njëri prej atyre që ka kontribuar në formimin e atij Koalicioni. Jam shumë krenar për atë pjesë. Gjithmonë e kam dashur bashkimin e shqiptarëve. E dua që VLEN-i të bëhet një subjekt politik. Mendoj se duhet të shkojmë në drejtim të homogjenizimit. Sepse, në këto njëzet vitet e fundit më shumë kemi shkuar rreth atomizimit të subjekteve politike shqiptare“deklaroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button