Gashi: Ata që duan ndryshimin, votojnë kampin opozitar

Kryetari i Alterntivës Afrim Gashi, nga një tubim me qytetarë në Kumanovë, ju bëri thirrje qytetarëve që të votojnë bllokun opozitar në zgjedhjet parlamentare. Duke folur para qytetarëve, Gashi ka thënë se qytetarëve nuk e kanë të vështirë të bëjnë përzgjedhje se për kë do të votojnë pasi që ekzistojnë vetëm dy opsione, ai i BDI-së dhe aletarëve të saj dhe ngecja, dhe ai i opozitës shqiptare dhe ndryshimit.
“Dilema asnjëherë nuk ka qenë më e qartë. Ata që duan status quo e votojnë BDi-në, ndërsa ata që duan ndryshimin votojnë kampin opozitar. Secili qytetar, shqiptar në këtë vend, e tangon politika. Andaj secili, jo vetëm ne të Aternativës por secili shqiptar që e don ndryshimin duhet me 24 prill e pastaj me 8 me rrethu numrin e ndryshimit të koalicionit tonë opozitar që përfundimisht ta sjellim ndryshimin”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.
Ai është i shqetësuar edhe për largimin masiv nga vendlindja dhe prandaj thotë se theksi kryesor në partinë e tij vendoset tek ngritja e të rinjve, si dhe grave.



