Gashi: Ali Ahmeti nuk ka guxim të garojë për president

Kreu i Alternativës Afrim Gashi, sonte ka folur në lidhje me zgjedhjet presidenciale në vend.

Gashi deklaroi se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, nuk ka guxim të garojë për president.

“BDI që vazhdimisht thërret për kryeministër shqiptar, tani le të na përkrahin, nëse marrim mbështetjen e tyre dhe bindim votuesit e tyre, Taravari do të shkojë në raundin e dytë. Taravari respektohet nga shumë komunitete etnike dhe shumë do të votojnë për të. Ahmeti nuk ka guxim të kandidojë. Është koha të garojmë për cilësinë e një personi dhe jo për përkatësinë etnike”, deklaroi Gashi.

Lideri i Alternativës gjithashtu tha se Arben Taravari do të jetë ndër kandidatët më të mirë na garën presidenciale.

Taravari do të jetë ndër kandidatët më të mirë në garën presidenciale. LSDM po bie në rejting për shkak të lëshimeve të mëdha që ka ndaj BDI-së dhe do të ketë një disfatë historike në këto zgjedhje”, u shpreh mes tjerash Gashi. /Alfax/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button