Gashi: 35 vjetori i rënies së Murit të Berlinit simbolizon paqen dhe bashkimin
35 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, kreu i Kuvendit, Afrim Gashi e veçon si një moment historik të paqes dhe bashkimit.
Statusi i plotë i Gashit në Facebook:
Sot shënojmë 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, një moment historik që simbolizon triumfin e paqes dhe bashkimit. Rënia e këtij muri na kujton rëndësinë e unitetit dhe tejkalimin e ndarjeve që pengojnë zhvillimin dhe mirëqenien e shoqërive tona.
Për Evropën, kjo ditë mbart një domethënie të veçantë në rrugën drejt një të ardhmeje të përbashkët dhe të integruar, duke forcuar vlerat e lirisë dhe solidaritetit. Për ne që aspirojmë integrimin në Bashkimin Evropian, kjo është një frymëzim për të vazhduar punën drejt një të ardhmeje më të mirë, të bashkuar dhe paqësore, ku të gjithë jemi pjesë e një Europe të bashkuar dhe solidare.