Ganiu: Asfaltimi i Rrugës “Nexhat Agolli” ndihmon mbi 50 amvisëri

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka njoftuar se me asfaltimin e rrugës “Nexhat Agolli” e përmbyllën me sukses një projekt të rëndësishëm për këtë lagje – ndërrimin e rrjetit të kanalizimit dhe vendosjen e rrjetit të ri të ujësjellësit, nga i cili përfitojnë mbi 50 amvisëri.
“Isha në terren për të ndjekur punimet nga afër dhe më vjen mirë që çdo fazë e projektit u realizua me cilësi dhe përkushtim. Ky investim u bë i mundur falë bashkëpunimit dhe përkrahjes nga Qeveria. Çairi po ndryshon çdo ditë me projekte konkrete, bashkëpunime efektive dhe me një administratë që punon me përgjegjësi për qytetarët”, ka shkruar Ganiu.