Gallagher nuk përshëndeti djaloshin me ngjyrë? Reagon Chelsea

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino mbron me forcë Conor Gallagher. Mesfushori i Bluve u vu në shënjestër të një sërë fyerjesh në rrjetet sociale pasi dyshohet se nuk shtrëngoi dorën me një fëmijë me ngjyrë, në momentin që po hynte në fushë para ndeshjes së Premier Ligës në Stamford Bridge kundër Burnley.

Gallagher, i përjetësuar në një video që u bë virale, duket se nuk e ka vënë re që fëmija po ngrinte dorën për të marrë urimin. Imazhet ngjallën një breshëri komentesh plot me sharje kundër lojtarit, gjë që bëri që Chelsea të lëshonte një deklaratë zyrtare: “Klubi i Futbollit Chelsea është në dijeni të një videoklipi që qarkullon në mediat sociale të ndeshjes të së shtunës kundër Burnley-t, i nxjerrë dukshëm jashtë kontekstit. Niveli i abuzimit dhe komenteve shpifëse drejtuar Conor Gallagher është plotësisht i papranueshëm. Ne krenohemi që jemi një klub i larmishëm dhe gjithëpërfshirës ku njerëzit nga të gjitha kulturat, komunitetet dhe identitetet ndihen të mirëpritur”.

Trajneri Pochettino më pas mori përsipër të rrisë dozën e zhgënjimit për uraganin e polemikave nga i cili u pushtua Gallagher. Duke folur për mediat përpara përballjes mes Chelsea dhe Manchester United në Premier League, menaxheri i Bluve hodhi poshtë çdo mundësi se lojtari mund të ketë vepruar qëllimisht dhe dënoi reagimet në internet: “Kjo më ka tronditur shumë sepse askush nuk do të donte të bënte diçka kështu qëllimisht”.

“Mendoj se njerëzit mezi presin të sulmojnë dikë. Gjithmonë përpiqen të gjejnë gjëra për të krijuar konfuzion. Unë e njoh Conor. Unë i njoh njerëzit që punojnë këtu te Chelsea. Conor është një djalë fantastik, i cili gjithmonë kujdeset për gjithçka”.

Pochettino më pas shtoi: “E urrej kur njerëzit ndihen të lirë të abuzojnë me mediat sociale për gjëra të tilla. A nuk mendoni se duhet ta ndalojmë këtë lloj gjëje? Ju lutemi mos u kushtoni shumë vëmendje njerëzve që duan ta krijojnë këtë lloj gjërash, këto rrëmuja, për të fyer njerëzit e tjerë. Pse Conor do ta injoronte me vetëdije atë fëmijë? Sot ka një problem me mediat sociale”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button