G7 bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe “vërshim” të ndihmës humanitare

Ministrat e Jashtëm të G7-s kanë përsëritur thirrjen e tyre për armëpushim në Gaza dhe theksuan se Izraeli duhet të lejojë një “vërshim të ndihmës humanitare”.
“Ne theksuam urgjencën e lehtësimit të vuajtjeve të mëdha të civilëve në Gaza përmes një vërshimi të ndihmës humanitare dhe sigurimit të lirimit të të gjithë pengjeve, dhe e përsëritëm thirrjen tonë për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit,” thanë ministrat në një deklaratë të përbashkët.
“Ne e dënuam në mënyrë të qartë Hamasin, përfshirë për sulmet e tij terroriste brutale dhe të pajustifikueshme më 7 tetor 2023. Përsëritëm se Hamasi nuk mund të ketë rol në të ardhmen e Gazës dhe nuk duhet të jetë më kurrë kërcënim për Izraelin,” shtohet në deklaratë.
“Ne konfirmuam gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar me partnerët arabë mbi propozimet e tyre për të përcaktuar rrugën përpara për rindërtimin e Gazës dhe ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme izraelito-palestineze.”



