Futbollistja braziliane konvertohet në fenë islame: Hapa të vegjël, duke gjetur rrugën e duhur!

Futbollistja braziliane Kathellen Sousa ka njoftuar se është konvertuar në fenë islame, pas dy vjetësh jetese dhe aktivizimi në Arabinë Saudite me klubin Al Nassr.
28-vjeçarja ndau lajmin përmes rrjeteve sociale, ku publikoi një video me shoqet e skuadrës duke festuar vendimin e saj. Ajo gjithashtu postoi fotografi nga Mekkah, një nga vendet më të shenjta për myslimanët.

Në mesazhin e saj emocional, ajo shkroi:
“Hapa të vegjël, duke gjetur rrugën e duhur, duke kërkuar ndryshime, duke vlerësuar dhuratën e jetës”.

Njoftimi erdhi vetëm pak ditë para fillimit të Ramazanit, muajit të shenjtë për myslimanët, të cilin ajo do ta përjetojë për herë të parë si besimtare e re.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button