Futbollisti i Shkupit në mesin e të lënduarve në tragjedinë në Koçani

Futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov, është në mesin e të lënduarve në tragjedinë e tmerrshme që ndodhi mbrëmë në një diskotekë në Koçan.
Sipas informacioneve, ai ndodhet në spital me djegie, por është jashtë rrezikut për jetën. Disa orë më parë, familja e tij përmes rrjeteve sociale ishte duke kërkuar të dinte se ku ndodhej, pasi nuk kishte informacione për gjendjen e tij. Kërkimi përfundoi me fat, por është e qartë se Lazarovin e pret një periudhë shërimi nga lëndimet.
Lazarov ka lindur pikërisht në Koçan, është 25 vjeç dhe është ish-anëtar i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, për të cilën ka regjistruar një paraqitje.
Te Shkupi u bashkua para fillimit të këtij sezoni dhe deri tani ka shënuar tetë paraqitje në Ligën e Parë.