Futbollistët e ftuar të Maqedonisë së Veriut për dy ndeshjet e radhës

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndeshja e parë do të luhet kundër Ishujve Faroe, ndërsa e dyta kundër Armenisë, transmeton Portalb.mk.

Më 7 shtator do të luhet ndeshja e parë kundër ishujve Faroe duke filluar prej orës 15:00, ndërsa më 10 shtator në Shkup do të luhet ndeshja kundër Armenisë, duke filluar prej orës 20:45.

Në dy ndeshjet e radhës, përzgjedhësi Bllagoja Milevski do të ketë në gatishmëri 26 lojtarë: Stole Dimitrievski, Damjan Shishkovski, Igor Aleksovski; Visar Musliu, Nikola Serafimov, Jovan Manev, Ezgjan Alioski, Bojan Dimovski, Ahmed Iljazovski, Stefan Ashkovski, Gjoko Zajkov, Darko Velkovski; Enis Bardhi, Jani Atanasov, Agon Elezi, Tihomir Kostadinov, Elif Elmas, Isnik Alimi, David Babunski; Bojan Miovski, Milan Ristovski, Darko Çurlinov, Aleksandar Trajkovski, Lirim Qamili, Dimitar Mitrovski dhe Kristian Trapanovski.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button