Futbolli gjerman në zi! Pas Beckenbauer, ndërron jetë edhe legjenda Andreas Brehme

Legjenda e Futbollit gjerman, Andrea Brehme, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, Brehme dyshohet se vdiq nga një arrest kardiak gjatë natës në Mynih.

Ai u dërgua me urgjencë në klinikën në Ziemssenstrasse pranë banesës së tij, por çdo ndihmë erdhi shumë vonë për të.

Brehme u shpallet kampion bote me Gjermaninë në 1990. Në karrierën e tij ka luajtur për ekipe si Bayern Munich, Inter etj.

Në fillim të këtij viti, ai u prek thellë nga vdekja e mikut dhe mentorit të tij Franz Beckenbauer.

Brehme ka lënë pas partneren e tij Susanne Schaefer dhe dy djem të rritur nga martesa me Pilarin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button