Fuqia e imazheve për të transmetuar vuajtjet palestineze në Gaza

Richard Gizbert, Al Jazeera

Kjo është një histori për përmasat, për njerëzimin, për krimet e mëdha të luftës. Por imazhet që duket se po ndikojnë realisht, që po fillojnë të shfaqen në faqet e para të gazetave në Britani dhe gjetkë, priren të jenë me përmasa më të vogla.

Është fotografia e publikuar nga gazetari palestinez Ahmed al-Arini – fëmija i mbajtur në krahët e nënës së tij, me shpinën nga ne, ndërsa profili i tij është i dukshëm.

Një arsye tjetër pse kjo fotografi ka pasur jehonë të madhe, ndryshe nga shumë të tjera, është se ajo kap gjithashtu fytyrën e nënës. Çdo prind do të thotë se frika më e madhe në jetë, makthi më i tmerrshëm, është vuajtja e fëmijës së tij – dhe kjo fotografi, në një mënyrë të çuditshme, i përmbledh të dyja këto ndjenja.

Al-Arini është një fotograf shumë i talentuar. Shumë nga imazhet që ai publikon duken, në një mënyrë të çuditshme, sikur janë realizuar në një studio fotografike. Dhe ndonëse kjo mund të tingëllojë e pazakontë, është pikërisht kjo që i bën shumë prekëse.

Kur shfaq mijëra apo dhjetëra mijëra njerëz në një fushë duke u radhitur për ndihma, me rrezikun për t’u qëlluar, është e vështirë për njerëzit të identifikohen me imazhe të tilla.

Kështu që, edhe pse kjo histori është për përmasa – dhe duhet të trajtohet si e tillë – imazhe si kjo e al-Arinit, që tregojnë vuajtjen e një fëmije të vetëm … kanë një forcë të veçantë për të prekur publikun, një forcë që imazhet e tjera nuk e kanë. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button