Ftesa prej Prokurorisë në cilësinë e dëshmitarit, Kurti nuk deklarohet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar të dëshmojë në Prokurorinë Speciale – Departamenti për hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar.
Kurti është thirrur si dëshmitar në një rast që ka të bëjë me veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ka të bëjë me rastin e rezervave shtetërore, e ku të pandehur janë Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.
Kryeministri nuk u deklarua lidhur me këtë pas pyetjes që i bën gazetarët.
“Jam në nxitim sot”, tha shkurt Kurti.
Ndryshe, Lipovica dhe Gara dyshohen për veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa Ridvan Muharremi për veprën penale – dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.