Franca rikthen flamurin në Ambasadën e saj në Damask pas 12 vjetësh
Franca ka ngritur flamurin shtetëror në Ambasadën e saj në Damask të martën, sipas raporteve të mediave.
I dërguari special i Francës për Sirinë, Jean-Francois Guillaume dhe delegacioni i tij kanë shkuar në kryeqytetin sirian për herë të parë në 12 vjet, pasi ministri i Jashtëm, Jean-Noel Barrot ka bërë një njoftim javën e kaluar, raportoi transmetuesi francez TF1.
Delegacioni ka rimarrë në zotërim Ambasadën, duke rihapur portat e saj dhe duke ngritur flamurin francez trengjyrësh.
Guillaume ka thënë se nuk mund të jepte një datë të saktë për rihapjen zyrtare për sa kohë që kriteret e sigurisë nuk plotësoheshin, sipas TF1.
Franca ka mbyllur Ambasadën e saj në mars të vitit 2012, për shkak të shtypjes së përgjakshme të regjimit të Bashar al-Assadit ndaj protestave pro-demokracisë atë vit.
Bashkimi Evropian njoftoi se planifikon të rihapë zyrën e tij në Damask pas “kontakteve të para konstruktive” midis një të dërguari dhe përfaqësuesve të rinj të Sirisë, tha kryediplomati i bllokut.
Edhe Bashkimi Evropian ka njoftuar se planifikon të rihapë zyrën e tij në Damask pas “kontakteve të para konstruktive” midis një të dërguari dhe përfaqësuesve të rinj të Sirisë, ka bërë të ditur kryediplomatja e bllokut, Kaja Kallas.
Assad, i cili sundoi Sirinë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi më 8 dhjetor pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e Damaskut.
Marrja erdhi pasi luftëtarët e Hayat Tahrir al-Sham (HTS) pushtuan qytetet kryesore në një ofensivë rrufe që zgjati më pak se dy javë.