Franca përgatitet për stuhinë Ciaran

Franca po përgatitet për stuhinë Ciaran që pritet të godasë vendin të mërkurën në mbrëmje, raporton Anadolu.

Stuhia Ciaran pritet të arrijë në Britaninë e Madhe, Irlandë, Francë dhe gadishullin Iberik, me erëra deri në 170 kilometra në orë.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, të martën u bëri thirrje qytetarëve që të mos largohen nga shtëpitë e tyre të mërkurën deri të enjten mbrëma dhe njoftoi se 3.200 zjarrfikës dhe katër helikopterë do të jenë gati për t’iu përgjigjur incidenteve që mund të shkaktojë stuhia.

Autoriteti francez i motit, Meteo France, vendosi departamentet perëndimore në alarm portokalli për të mërkurën dhe tre prej tyre u vendosën në alarm të kuq për të enjten, duke përfshirë Finistere, Cotes d’Armor dhe Manche, në bregdetin e Atlantikut.

Kompania hekurudhore franceze SNCF gjithashtu anuloi disa relacione me trena duke filluar nga mbrëmja e së mërkurës në rajonet Bretagne, Pays de la Loire, Normandie, Center Val de Loire dhe Hauts-de-France në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit, raportoi e përditshmja Le Figaro të martën.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button