Franca mund të humbasë 1.7 milionë studentë deri në vitin 2035

Franca mund të humbasë gati 1.7 milion nxënës deri në vitin 2035, sipas parashikimeve të publikuara sot nga Ministria e Arsimit, transmeton Anadolu.
Ministria tha kjo do të përfaqësonte rënie prej 14 për qind të regjistrimeve në shkollat publike dhe private sipas kontratës.
Ministri i Arsimit, Edouard Geffray tha se parashikimet kanë për qëllim të ndihmojnë autoritetet lokale të parashikojnë ndryshimet në kërkesën për shkolla dhe të përshtasin planifikimin në përputhje me rrethanat.
Parashikimi pasqyron rënie afatgjate të lindjeve që filloi në vitin 2010 dhe është përshpejtuar në vitet e fundit.
Franca regjistroi 645 mijë lindje në vitin 2025, gati një e katërta më pak se në vitin 2010. Shkollat fillore pritet të humbasin mbi 930 mijë nxënës ndërsa shkollat e mesme mund të shohin një rënie prej gati 744 mijë.
Rënia pritet të prekë së pari parashkollorët dhe shkollat fillore përpara se të shtrihet në shkollat e mesme dhe të larta. Ndikimi ka të ngjarë të jetë më i fortë në Paris, ku regjistrimi në shkollat fillore mund të bie deri në 29 për qind.
Në të gjithë Francën, rënia do të bëhet e dukshme në vitin shkollor 2026, me më shumë se 160 mijë nxënës më pak të pritur sesa në vitin 2025. Vetëm parashkollorët mund të shohin një ulje prej 46.500 nxënësish.
Asnjë shkollë nuk do të mbyllet në vitin 2026 pa miratimin e kryetarëve të bashkive lokale, shtoi ministria, duke thënë se të dhënat do të mbështesin dialogun midis shtetit dhe autoriteteve lokale.



