Franca, Belgjika dhe Sllovenia mbështesin vendimin e GJND-së ndaj krimeve të zyrtarëve izraelitë

Franca, Belgjika dhe Sllovenia lëshuan deklarata që mbështesin gjykatën më të lartë penale në botë (GJND) dhe kërkesën e kryeprokurorit të saj për urdhërarrest për liderët e Izraelit dhe Hamasit.
“Franca mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pavarësinë e saj dhe luftën kundër mosndëshkimit në të gjitha situatat”, tha Ministria e Jashtme franceze në një deklaratë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës Hadja Lahbib postoi në X: “Krimet e kryera në Gaza duhet të ndiqen penalisht në nivelin më të lartë, pavarësisht nga autorët”.
“Krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në territorin e Izraelit dhe Palestinës nga 7 tetori duhet të ndiqen penalisht në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, pavarësisht nga autorët”, tha Ministria e Jashtme e Sllovenisë në X.
“Përgjegjësia është thelbësore për të parandaluar mizoritë dhe për të garantuar paqen,” tha ministria.



