FOTOLAJM: Gashi, Kasami e Mexhiti bashkë në festën e Kombëtares në Tiranë

Shqiptarët anembanë festojnë sonte kualifikimin historik të kombëtares së Shqipërisë në Kampionatin Evropian EURO 2024 në Gjermani. Kombëtarja zhvillon sonte ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikues ndaj Ishujve Faroe, ndërsa në përfundim të ndeshjes pritet festë e madhe për arritjen mbresëlënëse të kuqezinjëve.
E në mesin e shumë shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut që kanë udhëtuar në Tiranë për këtë festë, janë edhe tre liderët e opozitës së bashkuar, Afrim Gashi, Bilall Kasami e Izet Mexhiti nga Lëvizja Europiane për Ndryshim.
Liderët publikuan fotografi nga tribunat e Air Albania, me mbishkrime festive për kombëtaren shqiptare të futbollit.




