(FOTO) Xhamia Emevite në Damask, njëra nga më të mëdhatë dhe më të vjetrat në botë

Xhamia Emevite në kryeqytetin e Sirisë, Damask, u filmua nga fotoreporteri i Anadolu-s gjatë perëndimit të diellit e cila i jep pamje mahnitëse xhamisë së famshme, raporton Anadolu.
E njohur edhe si Xhamia e Madhe e Damaskut, ajo konsiderohet si një nga xhamitë më të mëdha dhe më të vjetra në botë.
Xhamia Emevite është bërë një nga vendet kryesore të adhurimit të vizituar shpesh nga banorët e Damaskut dhe qyteteve përreth pas përmbysjes së regjimit të Bashar al-Asadit më 8 dhjetor.
Xhamia Emevite në fillim u ndërtua si tempull i Jupiterit më pas u shndërrua në kishë dhe së fundmi si xhami gjatë periudhës së dinastisë Emevite.