(FOTO) Ja si do të duket gjimnazi i Kumanovës Sami Frashëri, Alternativa prezanton projektin

Alternativa para kumanovarëve prezantoi projektin e shkollës gjimnazi “Sami Frashëri” dhe shkollës së mesme teknike “Nace Bugjoni”, nën organizimin e Këshillit të Komunës së Kumanovës.
Këshilltari komunal i Kumanovës nga Alternativa, Driton Sulejmani, theksoi se kjo ditë është historike për qytetin e Kumanovës.
“Po i japim zgjidhje një problematike 20 vjeçare në të cilën nxënësit e gjimnazit Sami Frashëri dhe paraleleve të gjuhës shqipe të shkollës së mesme teknike Nace Bugjoni u detyruan që procesin edukativo-arsimor ta zhvillojnë në kushte jodekuate. Ky ka qenë premtimi jonë kryesorë parazgjedhorë dhe prioritet i qeverisjes tonë në këshillin komunal. Faleminderim për gjith ata që kontribuan që dokumentacioni projektues dhe leja e ndërtimit të bëhet realitet. Shpresojmë që ministria e arsimit ta merr me seriozitet këtë punë dhe sa më shpejtë të përfundojë ndërtimi i objektit”, tha Sulejmani.
Portali Alfax sjell pamjet e para të projektit.